Home Ushqim Një gote vere për linja të hollë trupore

Një gote vere për linja të hollë trupore

Leni anash ushtrimet rraskapitëse dhe mbajtjen e jetës me sallata. Çelësi i linjës së hollë trupore, sipas rezultateve të një studimi amerikan qëndron në konsumimin e përditshëm të një gote vere.

Femrat të cilat shijojnë nga një ose dy gota vere në ditë, trashen më pak sesa ato të cilat konsumojnë ujë mineral ose lëngje të gazuara.

Në studim, në të cilin kanë marrë pjesë 20.000 femra mbi 39-vjeçare, nga participantet është kërkuar që të tregojnë shprehitë e tyre sa i përket pijeve që konsumojnë, ndërsa gjatë periudhës 13-vjeçare (sa ka zgjatur studimi) është përcjellë ndryshimi i tyre në peshë.

Rezultatet kanë treguar se trupi i përpunon ndryshe kaloritë nga alkooli prej atyre nga ushqimi, për këtë arsye shkencëtarët kanë rekomanduar nga një gotë verë në ditë për femrat që duan të mbajnë linjën e mirë trupore.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...