Një lëkurë e butë si mëndafsh

Dëshironi të keni një lëkurë të butë, një lëkurë të ëmbël me të cilen do mund të krenoheni para të gjithëve? Atëherë ju themi që përveçmas trajtimeve kozmetike ka edhe mënyra tjera më të thjeshta dhe më të shpejta me të cilat mund të kujdeseni për lëkuren e fytyrës.

Këto mënyra do t’ju ndihmojnë që ju t’i jepni lëkurës suaj kudesin që i ka munguar. Prandaj të dashura femra në qoftëse dëshironi të keni një lëkurë të bukut atëherë ju ftojmë t’a trajtoni atë me masken që ne do t’ju sugjerojmë.

Përbërësit

½ banana

½ kos

1 lugë mjaltë

I heqni bananes lëkuren, hidheni në një pijatë, shtypeni me një piru deri sa të jetë bërë pure, pastaj shtoni kosin dhe mjaltin. I përzieni mire deri sa të jetë formuar një paste e ngjeshme dhe e vendosni në fytyrë. Masken e përgatitur e lini të qëndrojë 15-20 minuta. Pastaj, shperlani fytyren me ujë të vakët.