Home Këshilla të ndryshme Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka...

Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

Duhet ta dini që jeta nuk është skenari i një filmi romantik dhe ju jeni Hirushja. Është shumë e vështirë të dilni jashtë imazhit tuaj, ndërsa jeni të lidhur për duarsh, duke parë perëndimin e diellit dhe jeta reale të duket më shumë si një film horror sesa një përrallë e Dizneit.

Duhet ta themi hapur: martesa nuk është një zgjedhje për njerëz me zemër të dobët. Doni të besoni që dashuria juaj mund të fitojë mbi gjithçka? Do të bënit vërtet mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Më poshtë do të zbulojmë së bashku disa të vërteta, sekrete dhe momente nga histori jo perfekte, por unike.

Shihni personin që keni përballë dhe mrekulloheni: do të dëshironit që të ishte gjithmonë kështu?

Kur u martove besoje se, nëse do kishe në krah njeriun e duhur do të ishit të lumtur përgjithnjë. Por një mëngjes u zgjove dhe kuptove se nuk ishte kaq perfekte, që nuk ndiheshe e lumtur për çdo ditë të jetës tënde. Do të doje që në një moment të zhdukeshe në vetmi dhe zbrazësi. Nuk është ai. Je ti. Mundohu ta zhdukësh atë imazh të ëmbël të martesës që ke në sy dhe të kanë futur në kokë. Martesa nuk është gjysma e jetës, por një udhëtim me momente shumë elektrizuese, tanimë të mërzitshme. Sapo ai imazh do të fillojë të venitet, keni për të kuptuar se martesa është shumë ndryshe nga çfarë e kishit imagjinuar. E vështirë, sigurisht; frustruese, ndoshta, por plot me fuqi dhe tërheqje, më shumë se çdo përrallë që të jetë treguar deri tani.

Do të punoni shumë më tepër nga ç’e kishit imagjinuar

Kur të kanë thënë që martesa ka një lodhje të madhe, mbase i jeni referuar vetëm idesë se duhet të ulni kapakun e tualetit, që partneri e ngre dhe harron gjithnjë që ta ulë. Shumë e thjeshtë! Ai ka shumë anë “negative” të patolerueshme, por edhe ju jeni pak e vështirë. Duhet të mësoni nga njëri-tjetri, ashtu si në shkollë kur mësonit historinë dhe gjeografinë. Të martohesh nuk do të thotë që të marrësh menjëherë diplomën: çdo herë që ju mendoni se e ke kuptuar, ai ndryshon. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Kjo sepse dy njerëz rriten dhe zhvillohen me kalimin e kohës dhe detyra kryesore e martesës është lidhja e mirë mes njëri-tjetrit, si dhe përkujdesja e ndërsjellë gjatë gjithë udhëtimit.

Ndonjëherë mund të shkoni në shtrat e nervozuar e do të zgjoheni edhe më keq.

Çështjet e rëndësishme janë si vera e mirë: kanë nevojë për kohë dhe oksigjen. Kështu që mbyllni njërin sy dhe ndryshoni të ardhmen tuaj. Mos u përballni me disa diskutime kur jeni e lodhur: edhe nëse do të keni të drejtë për gjithçka, një përplasje nervash nuk do t’ju shërbejë për mirë. Nuk duhet të vuani për atë që ndjeni, thjesht duhet të stabilizoni këtë moment dhe ta shtyni sa më shumë, për të fituar kohë e njëkohësisht edhe qetësinë e duhur. Veçanërisht nuk duhet t’i fryni së njëjtës gjë për shumë kohë dhe të mbani brenda vetes të gjithë inatin, që më pas mund të shpërthejë si një vullkan.

Mund të rrini pa bërë dashuri, ndoshta për pak kohë, por gjithçka do të shkojë mirë.

Ka disa momente, kur edhe pse gjërat shkojnë mirë, mund të mos keni dëshirë të bëni dashuri. Periudha të tilla pa bërë dashuri nuk janë aq të shpeshta në një çift: kjo nuk do të thotë që zjarri është fikur, por mund të justifikohet se atë javë, ose atë muaj është shumë më e rëndësishme që të flini pak më shumë. Nëse ju pëlqen që partneri t’ju fërkojë këmbët në mbrëmje, ndërsa jeni shtrirë mbi divan, pasi keni jeni shumë e lodhur nga puna dhe vazhdon t’jua bëjë sërish, putheni, përqafojeni dhe shtrëngoni njëri-tjetrin në çdo moment, sepse vetëm atëherë mund të jetoni të qetë.

Jo gjithçka është bardhezi

Gjërat nuk funksionojnë me mendimin që ju keni të drejtë dhe ai e ka gabim, apo e kundërta. Mes së bardhës dhe së zezës ka më shumë ngjyrime gri nga ç’mund ta kishit imagjinuar. Duhet të keni shumë durim dhe mbi të gjitha, respekt për mendimin e tjetrit. Kjo nuk do të thotë që gjithnjë duhet të jeni e nervozuar me të, sepse fakti që mund të keni mendime të mira për të mund të jetë një mënyrë shumë stimuluese.

Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme, por çifti duhet t’i zgjidhë ato.

Martesa nuk është e bukur nëse nuk ka zënka, thoshin dikur gjyshërit tanë dhe në fakt kishin plotësisht të drejtë. Të flasësh për gjëra që nuk shkojnë mirë, është një hap përpara për të zgjidhur problemet (për të cilat duhet të kujtojmë se nuk shuhen apo zgjidhen vetë). Kjo gjë ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat dhe në fund të fundit ju bën të ndiheni shumë më e fortë.

Do të kuptoni që nuk mund ta ndryshoni.

Te shumë femra ekziston fantazia se mund ta ndryshojnë për mirë bashkëshortin e tyre, duke e edukuar apo afruar drejt perfeksionit. E provojnë me ëmbëlsi, me ulërima apo ultimatume të pafundme, duke menduar se po bëjnë një gjë të drejtë. Në të vërtetë është një sforcim i panevojshëm dhe i pamenduar. Të jeni të bindur se herët ose vonë do ta kuptoni gabimin dhe që është më mirë të shihni gotën gjysmë të mbushur, se sa gjysmë të zbrazur.

Kur t’iu vijë për të qarë dhe të ndiheni e pasigurt do të shikoni se çfarë keni realizuar.

Shumë prej “shtypjeve”, të lidhura me martesën, janë mundësi shumë të mira për t’u njohur edhe më mirë. Sigurisht që është më mirë të jepni diçka tjetër për martesën. Mos u mundoni të bëni krahasime të lidhjes tuaj me të tjerat, shihni më mirë brenda vetes, mësoni të pranoni gjërat e pamësuara mirë të historisë suaj unike, mundohuni t’i jepni më shumë kuptim jetës suaj dhe të tjetrit dhe do të shikoni që do të piqeni si nga ana njerëzore ashtu edhe në çift.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...