Home Këshilla të ndryshme Një metodë e thjeshtë për të rikthyer vetëbesimin

Një metodë e thjeshtë për të rikthyer vetëbesimin

1Ka shumë ngjarje në jetët tona që kërkojnë qetësi dhe vetëbesim të plotë: intervistat e punës, fjalimet publike, takimet e rëndësishme etj.

Fatmirësisht, ka shumë mënyra apo metoda për t’i mposhtur dyshimet që i keni në vete dhe për t’u bërë person me më shumë vetëbesim, transmeton Telegrafi.Ndër këto mënyra, këshilla më interesante është ajo Hal Hershfield, mësues i teknologjisë së marketingut në Universitetin e Nju Jorkut.

Imagjinoni veten në të ardhmen

Një vizion i qartë dhe i detajuar i asaj se si do të duket jeta juaj në të ardhmen, do t’ju ndihmojë t’i mposhtni frikët e dështimit. Hershfield i kishte ftuar disa pjesëmarrës të studimit të tij të imagjinojnë se çfarë do t’ju ndodhte atyre pas dhjetë viteve.

Pas kësaj, ai ua kishte treguar pjesëmarrësve imazhet e tyre se si do të dukeshin dhe u kishte propozuar se çdo njëri nga ta do të bëhej investitorë i projekteve start-up.

Ata të cilët e kishin parë veten në ato imazhe, kishin qenë dyfish më të prirë të investojnë sesa tjerët. Kjo ka bërë që Hershfield të vijë në përfundim se parafytyrimi i së ardhmes tonë na ndihmon t’i mposhtim dyshimet që i kemi dhe të bëhemi më të suksesshëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...