Home Teknologji Internet Një motor kërkimi për filma

Një motor kërkimi për filma

Nëse kënaqeni duke shikuar filma nga interneti, atëherë duhet ta dini se një motor i ri i kërkimit për filma është lansuar.

Më saktë, bëhet fjalë për CanIstream.it, faqe kjo e cila ju mundëson të kontrolloni nëse filmat tuaj të preferuar janë në dispozicion për huazim ose blerje, ndërsa kjo mund të bëhet me një klikim të vetëm.

CanIstream.it kontrollon bibliotekat e Netflix, Amazon, iTunes apo Hulu për tu mundësuar juve të bëni zgjedhjen e filmit, dhe pastaj ju drejton me faqet e duhura, ku gjendet përmbajtja të cilën ju po e kërkoni.

Nëse në faqen e internetit CanIstream.it, ju nuk mund ta gjeni filmin të cilin po e kërkoni, atëherë ju mund të njoftoheni për kohën e arritjes së këtij filmi, përmes një sistemi njoftimesh me email.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...