Home Modë & Estetikë Një sekret për një fytyrë të pastër

Një sekret për një fytyrë të pastër

Një sekret për një fytyrë të pastërNjë nënë e katër fëmijëve që ishte mbi peshë dhe kishte një fytyrë problematike me akne, arriti të ndryshojë katër masa në rrobat e saj, dhe të bëhej një modele, pasi ndërpreu vezët dhe kafen.

Kirsty Huntley, 32 vjeç, kishte luftuar një seri simptomash që kur në vitin 2008, ajo u diagnostikua me sëmundjen Behçet, një sëmundje e pashërueshme që ndikon pothuajse në çdo organ në trup. Si rezultat i sëmundjes fytyra e saj ishte përkeqësuar.

“Unë kam patur një lëkurë problematike gjatë gjithë jetës sime, por puçrrat në fytyrë më ishin përkeqësuar, kur u diagnostikova me Behçet”, tha Huntley.

“I tërë trupi im ishte mbuluar me akne, fytyrë, krahë, kofshë dhe gjoks”, shtoi ajo.

Në 2013-n Huntley bëri një test për alergjinë dhe disa analiza, dhe ato provuan se trupi i saj nuk kishte reagim të mirë ndaj glutenit, grurit, majasë, vezëve dhe kafes. Ajo i ndërpreu këto ushqime menjëherë.

Gjatë tre muajve të ardhshëm, lëkura e saj u përmirësua në mënyrë dramatike dhe madje humbi 4 masa.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...