Home Këshilla të ndryshme Njihuni me sëmundjen pilonidale që po prek të rinjtë dhe si mund...

Njihuni me sëmundjen pilonidale që po prek të rinjtë dhe si mund të shpëtoni prej saj

Çdo vit, 3 nga 10,000 njerëz vuajnë nga sëmundja pilonidale. Kjo sëmundje prek të gjithë por burrat kanë të ngjarë të preken më shumë. Është mjaft serioze sepse shpesh mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Duket si një puçërr, por shkakton shumë probleme.

Çfarë është kjo sëmundje dhe si ta shmangim atë?

Është një kist që shfaqet në pjesën e sipërme të të pasmeve, në pjesën fundore të kurizit. Mund të qëndrojë në gjendje të mirë ose mund të infektohet. Kjo mund të shkaktohet prej traumave në këtë zonë apo prej qimeve të trasha në këtë pjesë të trupit.

Si ta kuptoni nëse keni një kist të tillë?

Ky kist zakonisht duket si një puçërr e madh. Ju mund të ndjeni siklet në shtyllën kurrizore ndërsa bëni aktivitete të ndryshme. Kisti dhemb, kthehet në të kuqe dhe bymehet. Nëse infektohet, qelbi apo edhe gjaku lëshojë një erë e pakëndshme atëhere kushtojini rëndësi.

Si mund ta trajtoni?

Nëse vëreni një kist pilonid, duhet të vizitoheni tek një mjek. Vetë-trajtimi nuk do t’ju ndihmojë në këtë rast. Mjeku do të ekzaminojë zonën dhe do të vendosë për trajtimin e mëtutjeshëm. Zakonisht, kisti hiqet me operacion dhe mjeku do të zgjedhë se cila metodë është e përshtatshme për ju. Në rastin e një infeksioni, do t’ju duhet të kuroheni me antibiotikë.

Kush është në rrezik?

Njerëzit që ulen shumë dhe kanë një mënyrë jetese joaktive mund të vuajnë nga një kist pilonid.

Qimet e tepërt të trupit dhe mbipesha gjithashtu mund të çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje.

Zakonisht ndodh tek meshkujt në pubertet dhe nën moshën 35 vjeç.

Si mund ta shmangni atë?

Ju mund të ndryshoni stilin e jetës tuaj dhe të humbni peshë nëse është e nevojshme. Kujdesuni për këtë zonë dhe sigurohuni që keni higjenë të mirë atje. Ju gjithashtu mund të rruani qimet përreth asaj pjese për të parandaluar formimin e një kist pilonid.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...