Nuanca të ndritshme për ditë me shi

Nuanca të ndritshme për ditë me shiPër ditët e vrenjtura, të cilat tashmë po na presin, ju sugjerojmë një dukje më të përshtatshme, më natyrale, që do të duket për mrekulli, madje edhe atëherë nëse përgjatë rrugës ju “zë” shiu diku. Sugjerojmë buzëkuqin me ngjyrë pjeshke që ka cilësi kremi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për të arritur dukjen natyrale, vendoseni në sasi sa më të paktë në kombinim me bojëkuqin natyral për fytyrë. Efekti do të jetë edhe më i mirë, nëse vendosni edhe disa shtresa të masakrës suaj të preferuar.

Kur stili i flokëve të jetë në pyetje, për ditët e ftohta dhe të vrenjtura, kur sasia a lagështisë së ajrit është e madhe, mos u brengosni edhe aq shumë për flokët dhe stilin e tyre, madje edhe nëse keni flokë të rrafshët, vetëm i pastroni dhe i lini të marrin rënie të lirë, e derisa te flokët kaçurrele nevojitet t’i definoni me ndihmën e preparateve që i përdorni zakonisht.

KËSHILLA TË NGJASHME