Home Këshilla për Prindër Nuk duhet ti pyesim fëmiët “pse”

Nuk duhet ti pyesim fëmiët “pse”

 Nuk duhet ti pyesim fëmiët “pse”Prindër, mos ju drejtoni fëmijëve me pyetjen “pse”, pasi ajo është pyetje e tyre. E bëjnë vetëm ata dhe jo ju, që jeni të rritur.

Vërtetë, është e para fjalë, që del nga goja e njeriut, kur përballet me një gjë të panjohur dhe të pakuptueshme dhe gati, është e pamendueshme. Dhe këtu qëndron edhe “kleçka”.

I rrituri duhet të bëjë pyetje të menduara.

Fëmija bën pyetjen “pse” sepse po mëson të mendojë dhe kjo pyetje këtë tregon, të nxisë për më shumë. Por kur del nga goja e të rriturit, fëmija bëhet konfuz. Ai pret zgjidhje nga i rrituri dhe jo hutim.

Provojeni në veten tuaj, se çfarë provoni, kur ju drejtohen me këtë pyetje.
Pyetja “pse” është pyetje, që provokon pasiguri dhe dyshim te personi, që i drejtohet.

Kur i drejtoni këtë pyetje fëmijës, ju, nuk ia drejtoni, që të merrni përgjigje, por për ta trembur më shumë.

Pyetja “pse” është pyetje, që e bëjnë vetëm fëmijët, sepse ende nuk dinë të bëjnë pyetje, që të mund të marrin përgjigje. Ju pushton ankthi dhe e keni shumë të vështirë të formuloni përgjigjen. Por edhe kur jepni përgjigje, tjetri vazhdon t’ju pyes “pse”dhe ju hutoheni.

Fëmijët tensionohen edhe më shumë pasi ata mendojnë dhe besojnë, se pyetjen “pse”, e bëjnë vetëm ata, fëmijët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...