Home Këshilla të ndryshme Nuk jeni e vetëdijshme se kështu i largoni meshkujt!

Nuk jeni e vetëdijshme se kështu i largoni meshkujt!

Kurrsesi të ju shkojë për dore që ta gjeni dashurinë e jetës dhe partnerin tuaj ideal.

Ndoshta partnerin tuaj potencial e largoni pikërisht ju me disa shprehi, e nuk jeni fare e vetëdijshme për një gjë të tillë.

Nuk bëheni rehat

Të kujdesesh për dukjen është mirë, por të shkosh në banjë çdo pesë minuta për ta rregulluar grimin, kjo është diçka e tepërt. Edhe nëse ju pëlqen mënyra se si dukeni, meshkujt nuk kënaqen kur ju i lini të vetëm ata. Rregullimi i tepërt është shenjë e pasigurisë, që është një shprehi pse ju refuzojnë meshkujt.

Gjithnjë shikoni në celular

Pa marrë parasysh se sa shumë vareni në jetën e përditshme nga rrjetet shoqërore, shkrimi i porosive apo vendosja e statusin në Fcabook nuk është aspak e hijshme dhe se nuk do të krijoni përshtypje të mirë. Mbani mend, ai person ka ndarë disa orë vetëm për juve, ndërsa më e pakta që ju mund të bëni është ta fikni celularin dhe t’ia kushtoni vëmendjen vetëm atij.

Zbulimi i hershëm i qëllimeve romantike

Qetësohuni. Ndoshta ora biologjike nuk po ju kalon, por nëse e zbuloni fëmijën e parë, kërkojeni sa më shpejt, ngase partnerin potencial do ta bëni më nervoz. Bombardimi me pyetjet rreh martesës dhe fëmijëve janë garanci se ai shpejt do të ikën prej jush.

Jeni koprrac

Derisa tradita thotë se është mashkulli ai që duhet ta paguajë llogarinë – sidomos nëse bëhet fjalë për takimin e parë dhe ai ju ka ftuar të dilni – nëse ju kurrë nuk ofroni të paguani krijoni përshtypjen se jeni koprrace dhe dëshironi vetëm të hollat e tij. Nëse ai e paguan darkën, do të ishte shenjë respekti nëse ju ofroni t’i paguani pijet.

Gjuha e trupit

Takimet mund të shkaktojnë nervozë, por me ndihmën e gjuhës së trupit ju mund ta fshihni frikën. Mosguximi për ta shikuar në sy, mbajtja e kokës teposhtë apo dridhja e duarve dhe kafshimi i thonjve, e gjithë kjo mund të thotë – unë jam nervoze, e pakujdesshme dhe e pasigurt. Pa marrë parasysh se sa nervoze jeni, provoni ta kontrolloni gjuhën e trupit.

Obligimet e tepërta

Keni banesën tuaj, vozitni makinë të mirë, rrethi juaj është përplot me miq dhe jeta juaj është e plotësuar. Partneri juaj potencial e ka të vështirë ta kuptojë se ku mund të përshtatet. Ju nuk keni kohë për takime, atij i duket se ju nuk keni nevojë për të. Ju mbetet juve që në jetë keni nevojë për të dhe për një lidhje të shëndoshë.

Gjithmonë vonoheni

Nëse kohë pas kohe vonoheni nga 15 minuta, kjo nuk përbën problem, por nëse jeni një prej atyre femrave që gjithmonë vonoheni ndoshta pak si tepër, po e testoni durimin e tij. Pra, ose organizohuni më mirën ose do të lejoni që mashkulli i duhur t’ju rrëshqasë midis gishtërinjve.
Flitni shumë

Shkaku se jeni nervoz mund të ju shtyjë të flisni dhe belbëzoni shumë, ndërsa që askush nuk e pëlqen komunikimin e njëanshëm, të qëndrojë ulur dhe të dëgjojë duke folur personin që fare pak e njeh. Nëse dëshironi që të ju thërras përsëri, pushoni pak dhe jepini edhe atij hapësirë që të tregojë diçka për veten e tij.

Gjithnjë jeni në dietë

Takimi me dikë që gjithë koha i kalon duke numëruar kaloritë, shpejt ju mërzitet. Kjo tregon se sa e pasigurt jeni – nuk është aspak tërheqëse.

Biseda për ish-dashurinë

Natyrisht se gjithkush mban kujtimet e dashurisë, por biseda për ish-dashurinë në mendimin pozitiv nuk është ajo që partneri potencial dëshiron ta dëgjojë. Kështu tingëlloni se edhe më tutje nuk e keni harruar atë dhe nuk jeni të gatshme për një lidhje të re, prandaj mos flitni për ish-dashurinë, më shumë përqendrohuni tek e ardhmja.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...