Obeziteti, ndër shkaqet e kancerit të gjirit

Një raport i ri mjekësor paralajmëron gratë se obeziteti, konsumimi i alkoolit, ekspozimi ndaj rrezeve X dhe trajtimet hormonale gjatë menopauzës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Autorët e raportit “Kanceri i Gjirit dhe Mjedisi” bënë me dije se mjedisi është më përcaktues se ç’mendojnë njerëzit. Ata thonë se në lidhje me rreziqet e kancerit, gratë nuk duhet të shqetësohen më shumë për ndotjen e ajrit apo ujin e pijshëm.

Por kritikët thonë se raporti nuk ka theksuar faktorët që ndikojnë në krijimin e kancerit të gjirit- si kimikatet industriale dhe ndotja e ambjentit- faktorë që ata besojnë se mund të paraqesin rreziqe më të mëdha për kancerin e gjirit tek gratë se sa mënyra e jetesës.