Home Ushqim Oksalati nga çaji i ftohtë shkakton gurë në veshka

Oksalati nga çaji i ftohtë shkakton gurë në veshka

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë që sasitë e mëdha të këtyre llojeve të kripërave mund të çojnë deri te helmimi, i cili mund të rezultojë me vdekje.

Urologu amerikan, John Milner, nga universiteti Loyala në Illionis, pacientëve të vet që dëshirojnë të mbrohen nga sëmundjet e dhimbshme të veshkave u rekomandon të shmangin – çajin e ftohtë (ice tea), i cili sipas mendimit të tij është një nga gjërat më të këqija që mund të pihen.

Siç shpjegon dr. Milner në faqet e loyolamedicine.org, çaji i ftohtë përmban sasi të mëdha të oksalateve, kripërave që janë “fajtorë” për sëmundjet e veshkave, dhe në veçanti shkaktojnë krijimin e gurëve të veshkave. Respektivisht dehidrimi në kombinim me konsumimin e rritur të çajit të ftohtë i kontribuon krijimit të gurëve të veshkave te personat që kanë prirë për këtë sëmundje të veshkave. Ekspertët amerikan paralajmërojnë që sasitë e mëdha të kësaj materie po ashtu mund të çojnë te helmimi, i cili mund të përfundojë edhe me vdekje.

Dihet që gurët e veshkave shfaqen katër herë më shpesh te meshkujt se sa te femrat, ndërsa pas viteve të 40-ta ky rrezik në mënyrë të konsiderueshme rritet për meshkujt. Njëlloj kështu, femrat në post menopauzë të cilat kanë nivele të ulëta të estrogjenit dhe femrat të cilave u janë hequr vezoret, janë të ekspozuara ndaj rrezikut më të madh nga zhvillimi i gurëve të veshkave.

Dr. Milner për periudhën verore këshillon konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe thekson se si fatkeqësisht shumica e njerëzve pinë çaj të ftohët, duke e konsideruar alternativë të mirë dhe të shijshme. Ai shton që sa i përket çështjes së gurëve dhe hidratimit nuk ka alternativë më të mirë se – uji.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...