Home Këshilla për Prindër Omega-3 per memorien e fëmijëve

Omega-3 per memorien e fëmijëve

Një studim i ri amerikan ka treguar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë në mes të acideve omega-3 dhe të mbajturit mend, respektivisht ndryshimeve funksionale të regjionet e trurit përgjegjëse për kujtesën.

Studimi i zhvilluar në Universitetin e Cincinnatit ka përfshirë tridhjetë fëmijë të shëndetshëm të moshës nga 8 deri në 10 vjet, të cilët çdo ditë kanë konsumuar 400 dhe 1200 mg acid dokosaheksaenik për tetë javë. Pastaj përmes rezonancës magnetike janë analizuar pjesët e trurit.

Rezultatet kanë treguar se aktiviteti i eritrociteve të pasura me acidit dokosaheksaenik në pjesët e kores së trurit të madh përgjegjëse për mbajtjen mend është rritur për 47, respektivisht 70% në krahasim me grupin kontrollues që nuk ka marrë këtë acid yndyror.

Acidi dokosaheksaenik është një prej tre acideve të pangopura omega-3, së bashku me acidin α-linolenik dhe acidin eikosapentaenoik.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...