Omega 6 për sy të shëndetshëm

Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 12 308 meshkuj dhe femra kanë treguar se konsumimi i acideve yndyrore, veçanërisht acideve omega-6, ul rrezikun e zhvillimit të kataraktit (perdes së syrit).

Prirjet ushqyese janë vërtetuar përmes një pyetësori në shpeshtësinë e konsumimit të ushqimit, ndërsa vetëm përcjellja e personave të eksperimentuar ka zgjatur 6 vjet.

Sipas rezultateve, konsumimi më i lartë i acideve yndyrore omega-6 ka çuar deri në 42% rrezik më të paktë për prekje nga katarakti.

Ndikim më të mirë në sy ka pasur edhe konsumimi i përgjithshëm i acideve yndyrore që ka çuar në përfundim se ato kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syrit.