Operimi i syrit me lazer, ta bësh a të mos e bësh

Cai Ruifang-u është një okulist i njohur tajvanez dhe profesor në Universitetin e Mjekësisë të Tajpeit.

Para 20 vjetësh, kur ishte shef i repartit të okulistikës në spitalin “Linkou”, ai nisi të kryejë operacionin e syrit me lazer dhe ka bërë mbi 10 mijë operacione të tilla. Por tani ai thotë se nuk mund të japë garanci për suksesin e këtij operacioni dhe ka më shumë se 6 muaj që pajisjet e operacionit me lazer rrinë të heshtura në klinikën e tij. Arsyeja?

Mjeku Cai bëri të ditur kohët e fundit se operacioni i syrit me lazer ka pasoja të rënda dhe thotë se, pas mbi 10 vjetësh, shikimi i disa të sëmurëve pas operacionit dobësohet shumë dhe ndodhin sëmundje të tjera, ndaj ka shpallur se do të ndalojë bërjen e këtij lloj operacioni. Ai tha: “Nuk mund ta pranoj që ky dëm të përhapet.”

Cai Ruifang-u vuri re se disa të sëmurë që e kanë bërë këtë operacion kishin disa pasoja të paparashikuara më vonë, si dobësimi i shikimit pa arsye, duke ndikuar në jetën dhe punën e tyre. Pas hulumtimeve ai arriti në përfundimin se kjo vjen pikërisht prej operacionit të dikurshëm të syrit. Kështu, një grua 45-vjeçare e bëri këtë operacion dhe shikimi i saj u përmirësua. Por, kohët e fundit, shikimi i saj është dobësuar shumë, sa ajo nuk mund të ngasë dot as makinën.

Cai Rufang-u është i mendimit se pas operacionit, viruse të ndryshme mund të hyjnë në sy dhe të shkaktojnë sëmundje.