Home Këshilla të ndryshme Optimistët më pak të rrezikuar nga sulmi në tru

Optimistët më pak të rrezikuar nga sulmi në tru

Njerëzit e lumtur dhe optimistë janë shumë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut për sulm në zemër ose në tru, sugjerojnë rezultatet e studimit të kryer nga shkencëtarët e Universitetit Harvard.

Ata duke përpunuar të dhënat e më se 200 studimeve të mëhershme kanë konstatuar se rreziku nga ato sëmundje është dyfish më i ulët në mesin e individëve optimistë.

Autorët e studimit megjithatë theksojnë që puna e tyre sugjeron se ekziston një lidhje, por që nuk e konsiderojnë këtë një dëshmi që ndjenja e kënaqësisë mbron nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Personat e tillë në përgjithësi janë më të shëndetshëm, ndërsa shkencëtarët mendojnë se ndjenja e kënaqësisë me etën mund të ulët rreziqet nga shtypja e lartë e gjakut ose përqendrimit të rritur të kolesterolit në gjak.

Shkencëtarët kanë konstatuar se faktorët si optimizmi, të qenit të kënaqur me jetën dhe lumturia janë të lidhura me rrezikun më të ulët të paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut pa marrë parasysh moshën, statusin ekonomik e shoqëror të personit, si dhe tymosjen e duhanit dhe masën trupore.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...