Orët ekstra në krevat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut

good nightNëse shkoni për të fjetur më herët, mund të reduktoni presionin e gjakut, thotë një studim i fundit. Studimi gjeti se njerëzit me shenja të hershme të presionit të gjakut, nëse praktikojnë orë ekstra të gjumit brenda gjashtë javëve do të kenë rezultate të dukshme. Në këtë studim u përfshinë 22 burra dhe gra të cilët shpenzonin shtatë orë gjumë ose më pak gjatë natës dhe kishin presion të lartë të gjakut.

Brënda gjashtë javëvë 13 prej tyre treguan se kishin marrë orë ekstar gjumi dhe 9 prej tyre kishin shpenzuar orët normale të gjumit. Pas monitorimit të presionit të gjakut rezultati ishte se grupi i parë kishte rezultate të ndjeshme të uljes së presionit të gjakut. Kërkuesit thanë se gjumi mund të jetë përshkruar si një “ilaç” për presionin e lartë të gjakut dhe ndikon në aftësinë e trupit për t’u marrë me hormonet e stresit që mund të rrisin presionin e gjakut.

Burimi: Gazetametropol.com

KËSHILLA TË NGJASHME