Home Këshilla të ndryshme Orizi burim i vitaminës A

Orizi burim i vitaminës A

Orizi burim i vitaminës AVerbimi nga mungesa e vitaminës A është një problem shumë i madh në shumë shtete të botës.

Fondacioni “Rockfeller” analizoi fenomenin dhe doli në përfundimin se 400 milionë njerëz në gjithë planetin vuajnë nga mungesa e vitaminës A, kështu që u lidhën me Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Orizin dhe në vitin 2000 krijuan njëfarë orizi të pasuruar me beta-karoten dhe vitaminë A.

Meqenëse orizi i artë u krijua nga fondacioni, i cili është një organizatë jofitimprurëse, fara është një burim i hapur për përdorim, pa asnjë kosto shtesë. Por kompanitë e tjera që modifikojnë bimët, si p.sh. “Monsanto” apo “Cargill”, nxjerrin shumë fitime nga shitja e farërave të modifikuara gjenetikisht dhe kjo është gjëja më e keqe për sa u përket ushqimeve të modifikuara gjenetikisht…

Ata marrin diçka nga toka dhe më pas e bëjnë pronë të tyren, madje edhe e shesin shtrenjtë. Por orizi i artë është shembulli se si kjo mund të shmanget dhe se si ushqimet e modifikuara gjenetikisht mund të jenë sa më të dobishme për njerëzimin. Dhe kjo do të ndihmojë shumë në luftimin e rasteve të shpeshta të verbimit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...