Home Ushqim Orizi i kuq ul kolesterolin

Orizi i kuq ul kolesterolin

Studimet e reja kanë treguar se ekstrakti nga orizi i kuq mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak për 15%, ndërsa vetëm LDL kolesterolin për 21%.

Në studim kanë marrë pjesë 25 persona me nivel të rritur të kolesterolit në gjak, të cilët nuk konsumojnë barna për uljen e kolesterolit.

Pas katër javësh të konsumimit të ekstraktit të orizit të kuq si shtesë ushqimore, te personat e eksperimentuar është vërejtur një ulje e dukshme e nivelit të përgjithshëm të kolesterolit dhe atij LDL.

Orizi i kuq mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak po thuajse po aq sa edhe barnat e grupit të statinave, që mund të jetë e rëndësishme për personat që nuk mund ta durojnë përdorimin e statinave.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...