Home Ushqim Orizi ngjyre kafe mbron nga diabeti

Orizi ngjyre kafe mbron nga diabeti

Studimet e reja të cilat kanë analizuar më shumë se 200 mijë persona, kanë vërejtur se duke zëvendësuar orizin e bardhë me atë ngjyrë kafe mund të ulet edhe rreziku për prekje nga diabeti.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se konsumi i lartë i orizit të bardhë është i lidhur edhe me rrezikun më të madh për t’u prekur nga diabeti krahasuar me konsumin më të ulët të tij.

Në anën tjetër shkencëtarët kanë vërejtur se te grupi i cili ka zëvendësuar pjesërisht (50 gr/ditë) orizin e bardhë me oriz ngjyrë kafe, gjasat për t’u prekur nga diabeti kanë qenë 16% më të ulëta. Nëse orizi i bardhë është hequr krejtësisht prej përdorimi, rreziku është ulur madje në 36%.

Autorët bëjnë të ditur se për shkak të procese të ndryshme të përpunimit të orizit të bardhë dhe atij ngjyrë kafe, edhe efektet janë të ndryshme

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...