Home Shëndetësi Otitis Media

Otitis Media

200135_458248367570452_174043045_nOse ndryshe,inflamacioni i veshit të mesëm është rezultat i zakonshem i dëmtimit të grykave. Kjo sidomos të fëmijet, te cilët e kanë tubin auditor më të shkurter dhe me vendosje më horizontale se të rriturit.Otitis media është shkaku më i shpeshtë i humbjes se dëgjimit të fëmijët.
Në format akute, gjatë të cilave veshi i mesëm kolonizohet nga bakteriet, membrana timpanike bymehet dhe skuqet nga inflamacioni.
Shumica e rastëve trajtohet me antibiotikë.
Mirepo,kur sasia e lëngut ose e qelbit që grumbullohet në veshin e mesëm, është shumë e madhe, atëherë mund të bëhet edhe miringotomia urgjente (hapja e membranës), me qëllim që tv pakësohet trysnia e lartë në zgavren timpanike. Gjatë kësaj proçedure, në zgavren timpanike vendoset një trup i hollë që lejon drenimin e qelbit nepër kanalin e jashtëm të dëgjimit.
Kur shkaqet e otitis media nuk janë bakteriet ose viruset, çka pasqyrohet nga ngjyra e qartë e lëngut të grumbulluar në zgavren timpanike, atëherë dyshohet shpesh për alergji nga ushqimi (zakonisht nga qumështi).
Në këto raste nuk ka vlerë trajtimi me antibiotikë, por eliminimi i alergjenit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...