Home Shëndetësi Pakësimi i gjumit sjell lodhje

Pakësimi i gjumit sjell lodhje

Ekziston mendimi se nëse njeriu fle pak gjatë javës, ai mund t’i zëvendësojë orët e humbura duke fjetur më shumë gjatë në ditët e pushimit.

Por sipas një studimi të kohëve të fundit, gjumi i humbur nuk mund të zëvendësohet dhe njerëzit që shkurtojnë orët e gjumit ndjehen më të lodhur dhe kanë më gjasa të pësojnë aksidente.

Njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjumë, kështu që ndoshta instinktivisht mendojnë se duke pakësuar gjumin ata zgjasin jetën zgjuar dhe shkojnë vonë në shtrat.

Gjithashtu shumë njerëz mendojnë se gjumi është si paraja, e kursen sot për ta shpenzuar nesër. Ata nuk flenë sa duhet gjatë javës duke menduar se sa kur të vijë e shtuna e diela mund të flenë më shumë se zakonisht. Por disa studime të reja tregojnë se kjo është e pamundur.

Shkencëtarët pranë spitalit Brigam në Boston vëzhguan për tri javë një grup personash të shëndetshëm, të cilët i mbajtën vullnetarisht në një laborator gjumi. Pjesëmarrësit në studim ndoqën orarin e një mjeku të urgjencës i cili 33 orë qëndron zgjuar në gatishmëri dhe 10 orë i ka për të fjetur. Me një orar të tillë mjeku bën mesatarisht 6 orë gjumë në natë.

Gjatë vëzhgimit, shkencëtarët vunë re se pjesëmarrësit në studim ndjeheshin të çlodhur pasi flinin 6 orë natën, por me kalimin e kohës dalëngadalë filluan të ndjeheshin të lodhur gjatë ditës. Shkencëtarët thonë se kjo erdhi nga humbja kronike e gjumit, dhe lodhja shkallë-shkallë ishte pasojë e kësaj humbjeje.

Studiuesit thonë se deficiti i gjumit krijon një situatë të rrezikshme për njerëzit që punojnë në turnet e natës, si dhe për shoferët ose ata që punojnë gjatë natës nëpër spitale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...