Home Teknologji Internet Pamja e re e Gmail

Pamja e re e Gmail

Risitë në radhë të parë kanë të bëjnë me mënyrën e re të paraqitjes së e-mailave gjegjësisht pamjes në formë të dialogut (conversation view) dhe pamja dhe mundësitë e funksionit për kërkim të e-mailave.

Prej tani në interfejs për secilin kontakt mund të shihni edhe fotografinë e profilit të atij shfrytëzuesi, ndërsa disenjatorët e Google kanë provuar ta spastrojnë interfejsin nga të gjitha elementet e tepërta në mënyrë që shfrytëzuesit të mund të koncentrohen më lehtë në letërkëmbim.

Programerët e Google kanë marrë parasysh edhe atë që accounteve të Gmail u qasemi nga pajisje të ndryshme, gjegjësisht madhësi të ndryshme të ekraneve. Për këtë arsye distanca mes elementeve në ekran do të ndryshojë automatikisht, varësisht se nga cila pajisje i qasemi. Dendësinë e paraqitjes mund ta ndryshoni edhe manualisht në tastin “settings” që gjendet në pjesën e sipërme të djathtë të interfejsit të Gmail.

Pjesa naviguese në të majtë e cila përmban folderët me emailave dhe chatin tani mund të përshtatet shtesë varësisht nga tipi i shfrytëzuesit. Për ata që organizimi më i lehtë i mailave është prioritet mund të minimizojnë një pjesë të interfejsit të dedikuar për chat. Në anën tjetër, adhuruesit e chatit munden që interfejsin e këtij funksioni ta tërheqin edhe më shumë dhe me këtë të paraqisni në ekran numër më të madh të shfrytëzuesve. Për lëvizje nëpër interfejs tani mund të shfrytëzohen edhe shigjetat në tastierë.

Është përmirësuar edhe kërkimi, kështu që tani më thjesht dhe në mënyrë më precize mund të vijmë deri tek ajo që kërkojmë. Fusha për futjen e termit të kërkuar tani në anën e djathtë ka një shigjetë e cila mund të klikohet dhe në këtë mënyrë të kini në disponim më shumë opsione për kërkim më të avancuar të e-mailave.

Kalimi është shumë i thjeshtë: duhet vetëm të klikoni në “Switch to the new look” që paraqitet në pjesën e poshtme të djathtë në interfejsin e vjetër të Gmail.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...