Home Këshilla të ndryshme Para se ta hidhni, ja çfarë duhet të dini për të verdhën...

Para se ta hidhni, ja çfarë duhet të dini për të verdhën e vezës

Shumë e pasur me proteina, veza është ushqimi më i shpejtë dhe më i lehtë për të marrë të gjitha lëndët ushqimore në çdo vakt të ditës. Veza të dhuron shumë kalori, por ka dhe një përqindje të lartë të kolesterolit.

Shumë persona nuk e pëlqejnë të verdhën e vezë dhe vendosin ta hedhin.

Megjithatë, ka një ndryshim e bardha nga e verdha e vezës. Cila nga ato është më e shëndetshme?

E verdha e vezës mund të përmbajë të gjithë yndyrën, por ajo po ashtu përmban edhe shumë vitamina dhe vlera ushqimore. Megjithatë, hidhi një sy krahasimit për të parë se çfarë mund të humbasësh kur ha vetëm të bardhën e vezës.

E bardha, e verdha, veza e plotë

Kaloritë: 16, 54, 71
Yndyra totale (g) 0, 5, 5
Yndyra e ngopur (g) 0, 2, 2
Kolesteroli (mg) 0, 211, 211
Kripë (mg) 55, 8, 70
Karbohidrate (g) 0, 1, 0
Fibra (g) 0, 0, 0
Sheqer (g) 0, 0, 0,
Proteina (g) 4, 3, 6
Vitamina A (IU) 0, 244, 244
Vitamina B12 (mcg) 0, 0.3, 0.6
Vitamina D (IU) 0, 18.2, 17.5
Kalcium (mg) 2.3, 21.9, 26.5
Acid folik (mcg) 1.3, 24.8, 23.5
Kalium (g) 53.8, 18.5, 67
Selenium (mcg) 6.6, 9.5, 15.8
Omega-3 (mg) 0, 38.8, 37

E verdha e vezës, për shumë studiues është konsideruar si e rrezikshme për shkak të kolesterolit të lartë, por ajo është mjaft e pasur me vitamina A, B12 dhe D, kalcium dhe omega-3. Nëse kolesteroli i lartë të shqetëson, atëherë ki parasysh që limiti për një ditë është rreth 300 mg. Kjo do të thotë që një vezë në ditë është e shëndetshme dhe aspak e rrezikshme edhe për personat që vuajnë nga kolesteroli.

Megjithatë, është mjaft e rëndësishme të jesh i ndërgjegjshëm në lidhje me sasinë e mishit, djathit apo produkteve të tjera që mund të rrisin nivelin e kolesterolit gjatë ditës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...