Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për astmë tek fëmijët

Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për astmë tek fëmijët

Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për astmë tek fëmijëtGratë shtatzëna të cilat pijnë paracetamol mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të vuajë nga astma, thotë një studim i ri.

Në këtë studim janë përfshirë 114.500 fëmijë ku është gjetur se 5.7 për qind e tyre kanë këtë sëmundje që në moshën 3 vjeç dhe 5.1 për qind në moshën shtatë vjeç.

Studiesit thonë se kanë gjetur një lidhje të vazhdueshme mes fëmijës që ka një astma të zhvilluar në moshën 3 vjeç dhe nënës e cila u ka rrëfyer se ka marrë paracetamol gjatë shtatzënisë.

Rreziku mund të jetë më i madh nëse një nënë shtatzënë a ka përdorur paracetamolin për më shumë se një ankesë. Paracetamoli është ilaçi më i përdorur për gratë shtatzëna kunër dhimbjeve, ftohjes dhe gripit.

Studiuesit në Bristol dhe Norvegji thonë se kanë arritur në përfundimit se astma është e lidhur me këtë ilaç më shumë se çdo kusht tjetër mjekësor që ka kaluar nëna.

“Efekte të tilla janë të rëndësishme për shëndetin publik, pasi paracetamoli është ilaçi më i përdorur tek gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thotë maria Magnus, bashkëautore e studimit, nga universiteti i Bristol.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes paracetamolit të përdorur nga nënat shtatzënë dhe astmës. Por dr. Magnus thotë se gjetjet e studimit të ri, nuk kërkojnë ndonjë udhëzim tjetër në përdorimin e paracetamolit nga shtatzënat. Rezultatet e tij janë botuar në International Journal of Epidemiology.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...