Paracetamoli mund të shkaktojë vdekjen

Një ekspert amerikan për sëmundje të mëlçisë thotë se sasia e madhe e paracetamolit, ilaçit që përdoret për zbutje të dhimbjeve dhe qetësim të etheve, mund të dëmtojë mëlçinë e madje të shkaktojë edhe vdekjen, transmeton United Press International (UPI).

Sipas pohimeve të dr. William Lee, “rreth 100 njerëz vdesin brenda një viti si pasojë e helmimit të papritur me paracetamol (acetaminofen), kurse edhe 15 000 persona të tjerë përfundojnë në ndihmën e shpejtë, pasi që, si pasojë e mosdijes, kanë marrë sasi shumë të mëdha të paracetamolit”.

Për këtë arsye, ku mjek këshillon që të mos tejkalohet doza ditore prej 4 000 miligramëve.

Personat që kanë probleme me mëlçinë nuk do të duhej të përdorin më shumë se 2 mijë – 3 mijë miligramë paracetamol në ditë.