Home Këshilla të ndryshme Paracetamoli shkakton shfaqjen e astmës

Paracetamoli shkakton shfaqjen e astmës

Paracetamoli shkakton shfaqjen e astmës Paracetamoli mund të shkaktojë përkeqësimin e gjendjes tek njerëzit me astmë, dhe mund të çojë deri te rastet e reja të shfaqjes së astmës.

Studimi që është paraqitur në revistën “Pediatric” ka treguar lidhje direkte në mes astmës dhe acetaminofenit, i cili shitet si Tylenol dhe Paracetamol.

Hulumtuesit kanë konkluduar se si astma është shfaqur 60 për qind më shumë tek fëmijët në moshën mes gjashtë dhe shtatëvjeçare, të cilët kanë marrë Paracetamol të paktën një herë në vit.

Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes mund të rritet për tri herë nëse fëmija merr Paracetamol një herë në muaj.

“Kam provuar të bëj çdo gjë për t’u treguar pediatërve dhe personelit tjetër që kujdesen për shëndetin se si ekziston mundësia e shmangies së acetaminofenit në trajtimin e temperaturës së rritur dhe për zvogëlimin e dhimbjeve.

Në këtë mënyrë mund të zvogëlojmë shfaqjen e astmës tek fëmijët”, tha dr. John McBride, i cili ka udhëhequr hulumtimin me 520 mijë fëmijë në 54 vende, transmeton “femina”.

Dr. Fernando Holguin, profesor nga departamenti për sëmundjen e mushkërive në Qendrën Universitare Mjekësore në Pittsburgh, tha se si ky raport është përkujtues që nëse disa tableta janë në dispozicion në sasi të mëdha, nuk do të thotë që janë edhe plotësisht të sigurta.

Djali i tij katërvjeçar është i sëmurë nga astma dhe në vend të Pparacetamolit, dr Holguin i jep Ibuprofen.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...