Parainfarkti dhe infarkti, si të mbrohemi

Në numrin paraardhës u shpjeguan disa nga faktorët që ndikojnë në parainfarktin dhe infarktin, siç ishin alkooli, duhanpirja, mbipesha, hipertensioni, diabeti etj. Kardiologu, Valer Manushi, sot do të shpjegojë se si ndikon mosha dhe seksi në këtë sëmundje dhe si mund të parandalohet.
Përveç faktorëve që përmendem, mosha dhe seksi, a mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së parainfarktit?
Patjetër, si mosha, ashtu edhe seksi janë faktorë që ndikojnë në parainfarkt. Kështu burrat janë më të prirur në krahasim me gratë. Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burrë-grua nga infarktet është dy me një. Kurse për sa u përket moshave të prekurit nga infarkti janë përgjithësisht mbi 45 vjeç.
Por, gjatë viteve të fundit vihet re një tendencë uljeje dhe sëmundja shfaqet në mosha më të reja. Kurse tek gratë në këtë moshë nuk ka shenja të parainfarktit, por sëmundja fillon të shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzës. Kjo, sepse hormonet tek gratë sa janë me cikël menstrual të rregullt janë mbrojtës dhe hasen shumë pak.
Kurse pas moshës 55 vjeç fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek gratë. Për të ardhur në një moshë pastaj tek 60 deri në 65 vjeç, ku pak a shumë përsëri dominojnë burrat dhe sëmundja haset shumë më tepër.

Pastaj, mbi moshën 75 vjeç ritmi i prekjes nga kjo sëmundje fillon dhe të bjerë. Por, një tjetër faktor që ndikon është edhe raca, ku nga të dhënat rezulton se “të bardhët” janë më të prekur dhe sidomos popujt e vendeve veriore dhe kryesisht të ftohta.
Cilat janë këshillat më të domosdoshme, që duhet të ketë parasysh një person, i cili ka kaluar një parainfarkt?
Këshillat më të domosdoshme që mund të ketë një i sëmurë janë vizitat tek mjeku pas çdo shqetësimi që do të ndiejë në trup. Një tjetër këshillë e domosdoshme do të ishte mënjanimi i të gjithë faktorëve të rrezikut, të cilët janë duhani, i cili duhet pakësuar apo ndaluar tek njerëzit që ndiejnë shqetësime.
Duhet korrigjuar hipertensioni arterial, sheqeri në trup, si dhe yndyrat. Po kështu, edhe pesha e trupit duhet të jetë normale, si dhe këshillohet një dietë mesdhetare, e përbërë me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithëra, si dhe me një gotë verë të kuqe në drekë, si antioksidant.
Por, edhe mishi i bardhë i pulës është i këshillueshëm, sepse nuk ka yndyra. Ndërsa, ajo që doja të theksoja është, një jetë aktive, ku të ecet nga 4 deri në 8 kilometra në ditë. Këshillohet ose vrap, ose një ecje e shpejtë, e cila mund të përfshijë një orë aktivitet fizik. Ndërsa në pjesën mjekësore mund të këshilloja personat mbi 50 vjeç pirjen e një gjysme aspirine në ditë, e cila bën të mundur hollimin e gjakut.
Ku është ndryshimi mes infarktit dhe parainfarktit?

E ndërsa kanë pothuajse të njëjtën bazë të përbashkët të emrit, infarkt dhe parainfarkt, ato ndryshojnë nga njeri-tjetri. Parainfarkti mund të kurohet nga mjekët dhe specialistët gjatë një periudhe të shkurtër prej tridhjetë minuta deri në dy orë.
Ndërkohë që pacienti duhet të ndjekë vazhdimisht sëmundjen, duke u kuruar dhe duke marrë medikamente. Ndërsa infarkti, sipas mjekëve, nuk ka asnjë lloj shpëtimi.
Por, ajo që mjekët pohojnë se një person mund të kalojë disa herë një parainfarkt, ndërkohë që një herë të vetme ai mund të jetë shumë më i fortë, aq sa për të marrë jetën e njeriut.

Këshillat

Vizita tek mjeku dhe ekzaminime pas çdo shqetësimi në zemër
Lënia e duhanit për personat që kanë probleme në zemër
Mosabuzimi me alkoolin për personat, të cilët kalojnë parainfarkt
Korrigjim të hipertensionit të gjakut, duke u kuruar
Kontroll të sheqerit dhe mbajtjes së tij në të njëjtat nivele
Eliminim të yndyrës, si në mish, ashtu edhe në gatime
Peshë konstante, sipas gjatësisë dhe jo mbipeshë
Dietë mesdhetare me drithëra, vaj ulliri dhe prodhime deti
Çdo drekë një gotë të kuqe me verë
Aktivitet fizik, vrap apo ecje e shpejtë për 4 deri në 8 kilometra
Personat mbi 50 vjeç të pinë gjysmë aspirinë në ditë, pas dreke
Faktorët që shkaktojnë parainfarktin
Stresi i vazhdueshëm shkakton parainfrakt
Pirja e duhanit është faktor kryesor për një sëmundje zemre
Pirja e alkoolit shkakton probleme dhe parainfarkt në zemër
Mbipesha predisponon gjithmonë një parainfarkt
Mosha, kalimi i të pesëdhjetave është ndër faktorët e parainfarktit
Seksi mashkull është më i prekur nga kjo sëmundje
Hipertensioni dhe moskurimi i tij shkakton infarkt
Moskurimi i diabetit bëhet shkak për një infarkt
Dietat e forta shkaktojnë probleme në zemër
Kushtet atmosferike luajnë një rol të madh në punën e zemrës

KËSHILLA TË NGJASHME