Home Këshilla të ndryshme Parandaloni aknet në fytyrë

Parandaloni aknet në fytyrë

Parandaloni aknet në fytyrëKur prekim fytyrën shpesh bëjmë që bakteret që ndodhen mbi lëkurë të futen akoma më thellë duke krijuar infeksione të cilat përfundojnë në akne.

Nëse nuk tregoni kujdes me pastërtinë e fytyrës, paratë që keni shpenzuar mbi produkte kozmetike apo rregulluese të lëkurës mund të jenë para të hedhura kot pasi ato nuk do mund të shmangnin plotësisht largimin e puçrrave nga lëkura.

Akneve u duhet kohë për tu shfaqur, dhe nëse nuk kujdesesh për to atëherë mund të ngelin shenja të cilat duan shumë kohë për t’u larguar.

Për parandalimin e aktiviteteve bakteriale, zieni disa kompresa sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë për të hapur rrudhat. Më pas shtoni produktet e pastrimit, të cilat do të eliminojnë bakteret dhe lërini mbi fytyrë gjatë gjithë natës.

Para se të përdorni këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun.

Pasi që lëkura ta thajë përbërësin, aplikoni korrektor me ndikim antibakterial. Këtë duhet ta bëni në mënyrën më të sigurt të mundshme.

Gabimet që bëhen: Shpesh ndodh që nga dëshira që lëkura të duket më e shkëlqyer dhe më e butë, përdoret piling i cili është mjaft i vrazhdë.

Zgjedhja më e mirë: Për një lëkurë të butë, më të mira janë kremrat e natës me retinol, e në vend të pilingut të vrazhdë përdorni një përzierje të sheqerit me vajin e jojobës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...