Parandaloni kancerin

Parandaloni kancerinKanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut.

Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule.
Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë.

Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë.

Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.

Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.

Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.

Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.

Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej.

Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.

Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë masë. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.

Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri.

Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.