Home Këshilla të ndryshme Partnerët tradhtarë zbulohen pas aferës së parë!

Partnerët tradhtarë zbulohen pas aferës së parë!

Nëse e zini partnerin duke tradhtuar, shanset janë të mëdha se kjo nuk është hera e parë që ai ju ka tradhtuar.
Shumica e tradhtarëve kapen në flagrancë gjatë aferës së tretë, sipas ekspertëve.

Mesatarisht merr kohë katër vjet që të ekspozohet një tradhtar – të paktën kështu pohon anketimi me më shumë se 1,000 të rritur, i cili është kryer nga Illicit Encounters.

Përveç këtyre statistikave, studimi gjithashtu ka zbuluar se afera shpie në ndarje vetëm në 15% të rasteve.

Por, duke marrë parasysh se hulumtimi është kryer vetëm me britanikë, ekspertët thonë se çiftet britanike janë duke u bërë si çiftet franceze, ku aferat i shohin si ‘reagim natyral’ në lidhjet që fillojnë të bëhen “bajat”.

Më shumë se 60% e tradhtarëve janë zbuluar nga partnerja gjatë ndonjë faze të martesës së tyre, por vetëm 1 në 10 persona është zënë duke tradhtuar gjatë aferës së parë.

Sipas studimit, 40% e tradhtarëve zbulohen për aktet e tyre përmes mesazheve telefonike, e-maileve, etj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...