Home Këshilla të ndryshme Pasojat e të qëndruarit pa gjumë

Pasojat e të qëndruarit pa gjumë

Ndoshta sapo të bërit prindër mendojnë se askush nuk fle më pak se ata, por periudha më e gjatë të cilën ndonjë person e ka kaluar fare pa gjumë ka qenë 11 ditë.

Ja disa pasoja të ekzibicioneve të tilla. Rendi Gardner ishte 17-vjeçari nga Kalifornia i cili kishte vendosur që t’i kalojë 264 orë me radhë pa fjetur fare. Kjo ndodhi në vitin 1964 dhe pas këtij eksperimenti ka pasur probleme të shumta si humbja e memories, paranoja dhe halucinacionet.

Gjithashtu, studime të tjera të cilat kanë studiuar mungesën e gjumit te minjtë anë zbuluar se pasojat e kësaj mungese janë simptomat e ngjashëm me sëmundjen e Alchajmerit, ndërsa në disa raste të mungesës kronike të gjumit vjen deri te shtimi i peshës, sëmundjet e zemrës, shtypja e lartë e gjakut, depresioni dhe diabeti.

Gjumi ndihmon trurin tonë që të zhvillohet dhe të bëjë lidhje neurologjike, të përmirësojë sistemin e imunitetit, të rregullojë kujtimet, procesojë informatat dhe ndihmon organizmin që të shërohet. Sipas studimit të fondacionit nacional amerikan për studim të fjetjes, 43 për qind e njerëzve kanë thënë se rrallë ose kurrë ia dalin që të flenë si duhet gjatë fundjavës; 15 për qind të të rriturve dhe 7 për qind të fëmijëve prej 13 deri në 18 vjet kanë thënë se nuk flenë më shumë se gjashtë orë në ditë gjatë javës së punës. Për sa kohë gjumë kemi me të vërtetë nevojë? Studiuesit thonë se kjo është një gjë individuale, por që në përgjithësi femrat duhet të flenë më gjatë se meshkujt, ndërsa foshnjat më gjatë se të rriturit. Në të kundërtën, organizmat tonë na detyrojnë të flemë në intervale të shkurta e të pavërejtura.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...