Home Këshilla të ndryshme Pasta e dhëmbëve që po i lë dentistët pa punë

Pasta e dhëmbëve që po i lë dentistët pa punë

Nëse dhëmbi juaj ka filluar të prishet dhe nuk pëlqeni të shkoni te dentisti, ekziston një zgjidhje e re për ju.

Një hulumtues japonez, Kazue Yamagishi, ka shpikur një pastë të re për dhëmbë e cila i rregullon problemet menjëherë pasi të jenë shfaqur.

Prishja e dhëmbëve zakonisht trajtohet duke hequr pjesën e prekur dhe më pas duke e mbushur vrimën me një rrëshirë ose një aliazh metali, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk është aq e mirë sepse gjatë procesit hiqet edhe një pjesë e dhëmbit të shëndoshë, në mënyrë që mbushja të bëhet siç duhet.

Dr. Yamagishi dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një pastë dhëmbësh e cila është e modifikuar dhe kristalizuar kimikisht, dhe që mund të riparojë dëmet e hershme në një dhëmb.

Përderisa ky është një lajm i mirë për pacientët, ky ndoshta nuk është aq lajm i mirë për dentistët. Përbërja e pastës së dhëmbëve është e ngjashme me smaltin e dhëmbëve, vetëm që është në formë të lëngshme dhe kështu mund të aplikohet në zonën e prekur me një furçë dhëmbësh.

Pasi pasta të aplikohet në dhëmb, acidi në sipërfaqen e dhëmbit fillon të shpërndahet dhe tre minuta më vonë ai kristalizohet, duke e fiksuar veten në smalt. /Gazeta Express

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...