Home Këshilla të ndryshme Pasta e re për dhëmbë që i lë dentistët pa punë

Pasta e re për dhëmbë që i lë dentistët pa punë

Pasta e re për dhëmbë që i lë dentistët pa punëNëse dhëmbi juaj ka filluar të prishet dhe nuk pëlqeni të shkoni te dentisti, ekziston një zgjidhje e re për ju.

Një hulumtues japonez, Kazue Yamagishi, ka shpikur një pastë të re për dhëmbë e cila i rregullon problemet menjëherë pasi të jenë shfaqur.

Prishja e dhëmbëve zakonisht trajtohet duke hequr pjesën e prekur dhe më pas duke e mbushur vrimën me një rrëshirë ose një aliazh metali.

Kjo nuk është aq e mirë sepse gjatë procesit hiqet edhe një pjesë e dhëmbit të shëndoshë, në mënyrë që mbushja të bëhet siç duhet.

Dr. Yamagishi dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një pastë dhëmbësh e cila është e modifikuar dhe kristalizuar kimikisht, dhe që mund të riparojë dëmet e hershme në një dhëmb

Përderisa ky është një lajm i mirë për pacientët, ky ndoshta nuk është aq lajm i mirë për dentistët. Përbërja e pastës së dhëmbëve është e ngjashme me smaltin e dhëmbëve, vetëm që është në formë të lëngshme dhe kështu mund të aplikohet në zonën e prekur me një furçë dhëmbësh.

Pasi pasta të aplikohet në dhëmb, acidi në sipërfaqen e dhëmbit fillon të shpërndahet dhe tre minuta më vonë ai kristalizohet, duke e fiksuar veten në smalt.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...