Home Këshilla të ndryshme Pasta me shtesë të barishteve të detit mbron dhëmbët nga kariesi

Pasta me shtesë të barishteve të detit mbron dhëmbët nga kariesi

Gurzit e dhëmbëve përbëhen nga disa lloje të baktereve mes së cilave dhe Streptococcus mutans, të cilat shkaktojnë kariesin, ndërsa shkatërrohen nga enzimat e mikrobeve të cilat i gjejmë në barin e detit.Enzimat nga mikrobet që i gjejmë në barin e detit parandalojnë shfaqjen e kariesit dhe rënien e dhëmbëve, ka vërtetuar studimi i Universitetit Newcastle.

Mikrobet Bacillus licheniformis, të cilat i gjejmë në barishtet e detit, por edhe në pluhurin biologjik për larjen e rrobave, pastrojnë gurzit që mblidhen në mes dhëmbëve.

Ata depërtojnë në to dhe shkatërrojnë bakteret që i përbëjnë. Veçanërisht janë efikase kundër baktereve të rrezikshme Streptococcus mutans, të cilat shkaktojnë kariesin dhe rënien e dhëmbëve, shkruan BBC.

“Gurzit përbëhen nga disa lloje të baktereve, pas vdekjes së të cilave lirohet ADN-ja e cila krijon shtresë të pakëndshme në dhëmbë. Larja e rregullt e dhëmbëve nuk është gjithmonë e suksesshme kundër baktereve, por shtimi i enzimave nga barishtet e deti në pastën për dhëmbë mund të zgjidhë këtë problem. Megjithatë, para se të arrijnë në treg produktet duhet të kryhen hulumtime të mëtejshme”, ka theksuar udhëheqësi i hulumtimit, dr. Nick Jakubovics.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo. Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë,...