Home Modë & Estetikë Pastrim, hidratim, ushqim, për fytyrën pas plazhit

Pastrim, hidratim, ushqim, për fytyrën pas plazhit

Pastrim, hidratim, ushqim, për fytyrën pas plazhitPlazhi është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditëm, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që ke treguar me kremra apo vajra mbrojtës.

Ja cilat janë tre rregullat që duhet t’i zbatosh menjëherë pas një dite plazhi.

Dushi dhe scrub-i
Dielli dhe rëra i kanë bërë mjaft dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.

Maskë hidratuese
Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi t’i kesh shtypur dy dredhëza, përzieji me një lugë kos. Përhape masën në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyrën do ta kesh më të butë.

Krem kundër djegieve
Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i ke bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Kosi është gjithmonë aleat i mirë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...