Home Këshilla për Prindër Pastrimi i dhëmbëve tek fëmijët

Pastrimi i dhëmbëve tek fëmijët

Vogëlushja juaj do ketë më qejf të lajë dhëmbët nëse e bëni aktivitet të këndshëm. Për shembull, mund të bleni një furçë elektronike që kryen shumicën e punës pastruese dhe e mahnit vogëlushen me zhurmën në të njëjtën kohë.

Nëse doni të përdorni furçë të thjeshtë, çojeni vogëlushen në shitore dhe lëreni të zgjedhë vetë furçën. Disa kanë figura personazhesh të filmave vizatimorë që fëmijët i duan. (Mos e lejoni fëmijën të përdorë pastë dhëmbësh me fluor, të paktën deri sa të jetë 2 madje dhe atëherë jo më shumë se sasi sa një kokërr bizeleje.)

Nëse vogëlushja juaj është pak më e vogël, është më mirë të filloni menjëherë me pastrimin e dhëmbëve edhe nëse ka disa. Në këtë mënyrë higjiena dentare bëhet pjesë e rutinës së fëmijës tuaj para se të bëhet fëmijë luftarak që di vetëm të thotë “jo”.

Gjithashtu, larjen e dhëmbëve e shndërroni në aktivitet familjar; lejojeni fëmijën tuaj t’ju shikojë ndërsa lani dhëmbët tuaj dhe mos harroni ta bëni si duhet. Nëse silleni sikur larja e dhëmbëve është gjëja më e lezetshme që bëni gjatë ditës, vogëlushja mund ta provojë me të njëjtën ndjenjë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...