Home Shëndetësi Pastrimi i Mëlçisë Me Nje Gllenjke Çdo Mëngjes

Pastrimi i Mëlçisë Me Nje Gllenjke Çdo Mëngjes

2Dukja do ju përmirësohet, rrathët nën sy do zhduken dhe përfundimisht do ndiheni të përtërirë.

Mënyra më e mirë e parandalimin të keqësimit të shëndetit të mëlçisë është pastrimi i përditshëm i saj, pasi që një melci e shendetshme siguron vitalitet, pamje të shëndosh dhe disponim të mirë. Mëlçia ka rolin e madh të “fabrikës së gjakut” në trupit tonë. Merr pjesë në restaurimin e gjakut dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes në trup. Melcia kryen edhe një funksion tjetër në trup: pastron gjakun dhe eliminon materiet toksike nga gjaku.

Pastrimi i Mëlçisë

Pra edhe një herë po e përsërisim, mënyra më e mirë e mirëmbajtës së shëndetit të mëlçisë është pastrimi i përditshëm – kështu pra çdo ditë posa të zgjoheni në bark të thatë pi një lugë me

 vaj ulliri dhe një tjetër me lëng limoni (përziej dhe pi përnjëherë).

Mund të hani mëngjes pasi të keni pirë këtë përzierje.

Brenda një muaji më këtë regjim ju do të ndjeni ndryshimin. Pamja e juaj do përmirësohet dukshëm, rrathët e zi nën sy do zhduken, lëkura do duket më e pastër dhe e përtërirë. Zorrët do punojnë shumë më mirë, por diçka tjetër shumë e rëndësishme është ajo se do harroni për probleme e kapsllekut dhe problemet me tretje.

Do ndiheni më të shëndetshëm dhe me plotë energji pozitive…

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit?

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit...