Home Këshilla të ndryshme Pastrojeni trupin nga helmet me vetëm dy përbërës!

Pastrojeni trupin nga helmet me vetëm dy përbërës!

Pastrojeni trupin nga helmet me vetëm dy përbërës!Sot, më shumë se kurrë, njerëzit janë të përqendruar në shëndetin e tyre, rreth organizmit në përgjithësi dhe disa organeve të caktuara.

Një nga organet, për të cilin duhet pasur veçanërisht kujdes janë edhe zorrët. Me kalimin e kohës nevojitet një pastrim i përgjithshëm, në mënyrë që zorra e trashtë ta mbante florën e baktereve të shëndoshë. Receta në vijim, me vetëm dy përbërës, është ideale për ta arritur këtë qëllim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Mielli i lirit

Kefiri

Ajo që duhet të bëni është që masën ta konsumoni në vend të kafjallit, në një afat prej tri javësh. Gjatë javës së parë, përzieni një lugë miell liri me 100 ml kefir. Gjatë javës së dytë, nevojitet të përzieni dy lugë miell liri me 100 ml kefir, e gjatë javës së tretë përzieni 3 lugë miell liri me 150 ml kefir. Përzierjen e përgatisni çdo mëngjes. Pas tri javësh, zorrët tuaja do të pastrohen nga helmet që mund të jenë grumbulluar me vite në organizmin tuaj. Nëse nuk mund të gjeni miell liri, atëherë merrni farat e lirit dhe i bluani.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...