Home Këshilla të ndryshme Pastroni fytyren me qumësht

Pastroni fytyren me qumësht

Pastroni fytyren me qumështLarja e fytyrës me qumësht është gjëja më e mirë që mund të bëni edhe nëse keni lëkuren më të ndjeshme në botë, më problematiken. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të heqni qelizat e vdekura në lëkurë falë prezencës së acidit laktik i cili ndodhet në qumësht.

Qumështi pastron, lëmon dhe zbardhon pigmentin e lëkurës. Pa harruar të thekosjmë faktin, që rrudhat prezente në lëkuren tuaj do të pakësohen nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, gjithnjë duke e shoqëruar me trajtimet dhe produktet e duhura.

Përbërësit;

4 lugë qumësht

2 lugë fara tërshëre

Përgatitja;

Merrni farat e tërshërës, hidhni në një tas më pas hidhni 2 lugë qumësht. Përzieni mirë përbërësit dhe i lini të qëndrojnë në një ambient të ngrohtë për disa minuta deri sa të zbuten farat në qumësht. Në këtë mënyrë farat e zbutura nuk do të dëmtojnë lëkuren. Vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për disa minuta, zakonisht trajtimet i lini të qëndrojnë për 15 minuta. Pastaj shperlani fytyren me ujë të paster.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...