Home Shëndetësi Pastruesi i shkëlqyeshëm dhe i veçantë i organizmit

Pastruesi i shkëlqyeshëm dhe i veçantë i organizmit

Bima shumëvjeçare nga familja e zambakëve njihet me veçoritë e veta shëruese dhe shpesh quhet pastruese e organizmit.

E gjejmë në të gjitha kuzhinat mesdhetare, ndërsa shija e saj specifike shkon shkëlqyeshëm me djathërat, vezët, mishin, por edhe me peshk. Perime e vërtetë pranverore, kultivohet që nga koha e egjiptianëve, dhe pas degradimit  në mesjetë, në shekullin 18 gjatë udhëheqjes së Luigjit XIV fama e saj arrin kulmin.

Sot shpargulli rritet në shumicën e vendeve të botës, ndërsa ato që i gjejmë në treg kryesisht janë rritur në zonën e vendeve mesdhetare. Njihen përafërsisht 300 lloje të tij, por vetëm 20 lloje hahen, ndërsa vilen në mes marsit dhe majit, ndonjëherë edhe deri në korrik. Si bimë shëruese vlerësohet që prej 2 mijë vjetësh, ndërsa që prej shekullit 15 përveç vetive shëruese e përcjell edhe epitetit i afrodiziakut.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit folik, shpargulli paraqet një ushqim ideal pranveror për femra në periudhën reproduktive, veçanërisht për ato që mendojnë të mbesin shtatzënë. Acidi folik, vitaminë nga grupi B, është i domosdoshëm për zhvillimin e fetusit. 1 filxhan shpargull përmban rreth 270 mcg.

Përveç acidit folik, është përplot me minerale. Mesatarisht rreth 600mg%, nga e cila, gati më shumë se një e treta i takon kaliumit, ndërsa të tjerat janë minerale tjera të rëndësishme – fosfori, squfuri, kalciumi, magnezi dhe hekuri, bakri, zinku, fluori, jodi dhe mikroelemente tjera.

Është burim i mirë i vitaminave B2 dhe B6 dhe është burim i vlefshëm i kombinimit të nutrientëve, të cilat sipas shumë studimeve, veprojnë në reduktimin e nivelit të homocisteines. Pikërisht për këtë ky ushqim është i dobishëm për shëndetin e zemrës sepse shkalla e lartë e homocisteineve njihet si faktor i rrezikshëm për shëndetin e zemrës.

U rekomandohet njerëzve që kanë problem me urinim të vështirësuar, të sëmurëve nga gishti (artriti urik), reuma, hidropizia, ndërsa ndalohet te inflamacionet akute të nyjave, kanaleve urinare dhe prostata

Ndikon në mënyrë stimuluese tek aktivitetet e shtuara mendore, por nuk rekomandohet te njerëzit që janë nervoz dhe që vuajnë nga pagjumësia.

Shpargulli përmban inulinën, lloj i karbohidrateve të cilin organizmi i njeriut nuk mund ta tretë, por bakteret e mira të traktit tretës, munden.

Është mirë të dihet

Gjatë zgjedhjes së shpargullit gjithmonë vendosni për ato që nuk janë drunore dhe t’i përgatisni 1-2 ditë pasi që i keni blerë apo mbledhur.

Ruajini në frigorifer ashtu që fundi i shpargullit të jetë i mbështjellë me letër. Nëse dëshironi ta ruani për një kohë më të gjatë, duhet ta vendosni të tërin në ujë që vlon një deri dy minuta, ta ftohni në letër të kuzhinës, ta vendosni në qese dhe ta ngrini. Mund ta mbani në frigorifer si edhe të gjithë perimet tjera prej tetë deri 12 muaj.

Gjatë përgatitjes së shpargullit mos përdorni enë të hekurit, sepse taninet nga shpargulli mund të reagojnë me hekurin dhe të shkaktojnë humbjen e ngjyrës së kërcellit.

Te zierja përdorni sasi më të madhe nga ajo që keni paraparë sepse me zierjen ngadalë humbet gati gjysma e masës.

Shpargullin zieni disa minuta në ujë të vluar me kripë me pak sheqer të shtuar dhe gjalpë, i cili do të reduktojë thartësirën e tij natyrale.

Përveç recetës me vezë, mund të përgatitet edhe si sallatë, e pjekur në kombinim me mishin, peshkun, kërpudhat, orizin, pastat dhe salcat e ndryshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...