Patellxhani i zi, zevendesim i shkelqyer per mishin

Banoret e Mesdheut ne menyre te vecante cmojne patellxhanin e zi per shkak te aromes freskueses dhe pikante. Me se shumti eshte i perfshire ne kuzhinen turke, marokene, greke dhe italiane.

Kjo perime ka fryte ushqyese dhe te lengshme, ngop shpejt dhe eshte zevendesim i shkelqyer per mishin. Tek ne rritet patellxhani  i zi, i cili ne fakt ka ngjyre vjollce te mbyllet por ne varesi nga lloji mund te kete edhe ngjyre te verdhe dhe te gjelber, dhe te kete forme te rrumbullaket ose te zgjatur.

Pergatitet si paragjelle, sallate apo ushqim kryesor, eshte i pasur me celuloze dhe eshte i shkelqyer per organet e tretjes, si dhe me pektine e cila ule nivelin e kolesterolit ne gjak.

Ky ushqim eshte vecanerisht i shendetshem per zemer sepse permban sasi te madhe te kaliumit dhe normalizon tensionin e gjakut. Vepron si antialergjen dhe antioksidant, mbron qelizat nga kanceri, nxit punen e zorreve, rregullon nivelin e sheqerit ne gjak, parandalon sedimentimin e ujit ne organizem.

 

Me e rendesishmja eshte qe patellxhani te jete i fresket. Zgjidhni ata me madhesi mesatare sepse permbajne me pak fara qe shkaktojne shije te ithet. Siperfaqja duhet te jete e shkelqyeshme, e lemuar dhe e forte, pa demtime dhe njolla, ndersa kercelli te kete ngjyre te theksuar te gjelber. Brendesia eshte e bardhe, dhe nese ka nuance te gjelber do te thote qe patellxhani ende nuk eshte pjekur.

 

Te plote i ruani ne frigorifer deri pese dite, ne pjesen per perime dhe ne qese plastike. Beni kujdes te mos jene afer molleve, te cilat prodhojne etilen dhe pershpejtojne vjetrimin.

 

Per shkak te struktures sfungjerore thith shume vaj. Kete do ta lehtesoni nese para fergimit e preni ne kube apo feta, ku cdo cope e kripni dhe i leni te qendrojne rreth 30 minuta. Ne ate menyre do ta kete shije me te mire sepse avullohet lageshtia, dhe me te edhe shija e ithet.