Home Këshilla të ndryshme Pavarësisht gërhitjes, fjetja me partnerin qetëson dhe ruan zemrën

Pavarësisht gërhitjes, fjetja me partnerin qetëson dhe ruan zemrën

Përveç sigurisë, gjumi në shtratin e njëjtë redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune.

Gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet e bëra nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në shtratin e njëjtë është shumë i mirë për zemrën.

Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit të kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë, shkruan Daily Mail.

Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në krevatin e përbashkët redukton nivelin e atyre proteinave, ka vërtetuar studimi.

“Ndarja e shtratit me dikë që e doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, deri te lirimi i tij vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit” – pohon dr. David Hamilton, autori i librit “Pse mirësia është e mirë për ju”.

Sa më shumë që ledhatoheni, prodhoni më shumë oksitocinë, çka vetëm nxit dëshirën më të madhe për prekje. Hormoni i dashurisë vepron si varësi, ka shtuar ai.

Oksitocina vepron pozitivisht në zemër dhe ulë tensionin e gjakut, ndërsa “sillet” si ilaçet për angina pektoris, sepse i ndihmon trupit në prodhimin e oksidit nitrik i cili zgjeron enët e gjakut, ka shpjeguar dr. Hamilton.

Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që femrat të cilat flenë me partnerin në krevatin e njëjtë kanë gjumë më të mirë se sa femrat që janë vetëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...