Home Këshilla të ndryshme Pemët forcojnë fertilitetin mashkullor

Pemët forcojnë fertilitetin mashkullor

Konsumimi i pemëve shton pjellorinë mashkullore. Kështu kanë zbuluar hulumtuesit nga Qendra për fertilitet në Sao Paolo të Brazilit.

Në studimin e ri janë testuar 250 meshkuj të shëndoshë, ndërsa rezultatet kanë treguar se ata të cilët kanë konsumuar rregullisht pemë, kishin përqendrim më të madh të spermës kualitative.

Drejtuesit e studimit kanë thënë se prej kohësh dihet që mbipesha dëmton pjellorinë femërore, ndërsa deri më tani nuk kishte pasur studime që tregonin rreth përmirësimit të aftësive reproduktive te meshkujt.

Nga ana tjetër, është treguar se alkooli vepron negativisht te të dyja gjinitë.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultatet do t’i motivojnë meshkujt që të krijojnë shprehi të shëndetshme ushqyese dhe të konsumojnë sa më shumë pemë, ndërsa të shmangin alkoolin, duhanin dhe ta luftojnë stresin.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...