Home Modë & Estetikë Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura

Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura

Qe flokët tuaj te kenë volum dhe te jene te shëndetshëm ja rregullat baze.

I krihni flokët ne mëngjes dhe ne mbrëmje

Nuk është nevoja t’i krihni flokët gjate gjithë ditës. I krihni ato ne mëngjes dhe ne darke ne mënyrë qe te largoni edhe pluhurin e grumbulluar gjate ditës. Beni kujdes te mos i krihni shpejt dhe me force sepse do shtohet sasia e yndyrës dhe flokët nuk do duken bukur.

Lajini flokët çdo dy dite

Shmangni larjet e përditshme te flokëve gjate vjeshtës. Mire është qe t’i lani ato një dite po, një dite jo. Për sa i përket  përzgjedhjes se shampos duhet ta zgjidhni te bute dhe për përdorim te shpeshte.

Bëjuni flokëve masazh ndërkohë qe i lani

Për te favorizuar mikro-qarkullimin dhe për te shmangur rënien e flokëve mire është t’iu bëni atyre masazh sa here i laji. Me majat e gishtave filloni qe na maja e kokës, mbrapa veshëve dhe tek qafa. Mos bëni asgjë me force, por butësisht.

1-2 here ne jave përdorni një maske flokësh

Një maske ushqyese 1 deri 2 here ne jave do iu bënte mire flokëve. Kujdes mos e aplikoni atë deri tek rrënjët. Lëreni për 20 minuta e me pas shpëlajeni.

Shpëlajini flokët me ujë te ftohte

Doni qe flokët t’iu shkëlqejnë? Mjafton qe t’i shpëlani ato ne fund me uje te ftohte.

Shmangni sa te mundni pjastrën apo mashat e ndryshme

Kur flokët ekspozohen me shume sesa duhet ndaj nxehtësisë mund te dëmtohen rende. Shmangni pjastrën apo mashat e ndryshme dhe kur t’i thani ato ne tharëse mbajeni atë 30cm larg.

Prisni majat e flokëve një here ne 2-3 muaj

Për te shmangur djegien e flokëve mire është t’i prisni majat një here ne 2-3 muaj. 1-3cm mjaftojnë. Do e shihni qe flokët tuaj do kenë edhe me tepër volum. Sa është minimumi qe mund t’i presim? Tre here ne vit.

Zgjidhni krehrin qe iu përshtatet flokëve tuaj

Jo te gjithë krehrit janë te mire për flokët tuaj. Mos përdorni ato me pjese metalike apo me plastike te fort. Mire është te përdoret një krehër me qime derri te egër.

Privilegjoni ushqimet e pasura me obligo-elemente, proteina dhe vitamine B

Për te pasur flokë te bukur duhet te bëni kujdes edhe me ushqimin. Keni parasysh qe ne pjate te mos mungojnë përbërësit si zinku, hekuri, vitaminat apo proteinat. Pse? Proteinat (mishi, peshku, thjerrëzat) stimulojnë prodhimin dhe sintezën e keratines. Oligo-elementet si hekuri apo zinku (peshku, frutat e detit, mishi) forcojnë fibrat kapilare dhe ndalojnë rënien. Vitamina B (drithërat, orizi) rregullojnë sekretimin e yndyrës dhe favorizojnë mikro-qarkullimin e gjakut tek rrënja e flokëve./ikub/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...