Home Ushqim Për jetë të gjatë konsumoni ushqime të ziera

Për jetë të gjatë konsumoni ushqime të ziera

Studimi më i ri ka treguar se njerëzit të cilët ziejnë ushqimin pesë herë në javë për 47 për qind kanë më shumë gjasa se do të jenë gjallë pas dhjetë viteve.

“Është shumë e qartë se gatimi i ushqimit është shprehi e shëndoshë” thotë profesori Mark Valkvist. “Gatimi meriton një vend në edukim gjatë jetës”. Hulumtuesit ishin marrë me një grup prej 1.888 meshkujve dhe femrave, më të moshuara se 65 vjeç në Tajvan.

Në fillim të studimeve ishin intervistuar disa faktorë të mënyrë së jetës, përfshirë atë të gatimit, kushtet në kuzhinë, shprehitë gjatë blerjes së ushqimit, edukimi dhe duhani. Në fillim ishte menduar se 43 për qind e pjesëmarrësve kurrë nuk kishte gatuar, 17 për qind gatuan një apo dy herë në javë, 9 për qind gatuan tre deri pesë ehtë në javë dhe 31për qind gatuan më shumë se pesë herë në ditë.

Pas dhjetë viteve ishin intervistuar ata që ishin gjallë ku ishte vërtetuar se ata që kishin gatuar më shpesh kishin jetëgjatësi më të gjatë. Pos gatimit, më gjatë do të jetoni nëse blini në shitore, udhëtoni me transport publik dhe nëse jeni femër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme. Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht...