Home Modë & Estetikë Për një lëkurë sa më të freskët

Për një lëkurë sa më të freskët

Këtu kemi disa udhëzues nga Sue Moxley për tu dukur perfekt pamja juaj. Në stinën pranverore preferohen ngjyrat më të lehta. Kur jeni të rrezitura, atëherë ju rekomandojmë të përdorni ngjyrë të çeltë.

Mund të zgjidhni një ngjyrë roze për sy nga marka Mac’s Rosy Outlook Shadow dhe për buzë mund të përdorni një ngjyrë trëndafili nga marka Clinique, ndërsa thonjtë mund t’i lyeni me lëngun bimor të koraleve.

Në qoftë se keni flokë bionde, atëherë ju mund të përdorni edhe ngjyrë të kaltër të çeltë për hijezim në sy nga marka Rimmel, ndërsa për thonjtë mund të përdorni ngjyrën e verdhë nga marka Marks & Spencer.

Ndërsa vajzat që kanë flokë të kuqe, ngjyra jeshile e çeltë është më e përshtatshme. Ju mund të zgjidhni nga marka Max Factor apo ngjyra të lëngshme nga Precision Eyeshadow, ndërsa për thonjtë mund të përdorni ngjyrë vishnje nga Barry M’.

Buzët mund t’i lyeni vetëm me një shkëlqim të lehtë nga Rimmel dhe do të dukeni shumë seksi dhe shumë e freskët. Nëse lëkura juaj është e zbehtë, atëherë duhet ta ndriçoni atë.

Vajzat me sy ngjyrë kafeje ju preferohet të përdorin ngjyrë jargavani për sy, ndërsa për buzë ngjyrë roze. Në fund thonjtë mund t’i lyeni me ngjyrë roze të mbylltë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...