Home Modë & Estetikë Për një pamje të bukur

Për një pamje të bukur

Filloni duke i vendosur të gjithë produktet e kujdesit për lëkurën në një vend të caktuar (përfshi pecetat prej pambuku).

Kujdesuni që pranë shtratit të keni balsamin e buzëve si dhe balsamin ose eksfoliantin e thembrave. Në këtë mënyrë mund t’i aplikoni menjëherë para gjumit.

Tik-taku i orës nuk duhet t’ju largojë vëmendjen nga përkujdesja për bukurinë. Përpiquni të keni një radhë pune e cila është konveniente për ju dhe kohën që këni në dispozicion!

Produktet shumë përdorimëshe kursejnë kohë!

1) Gjatë ditës mund të përdorni një hidratues që përmban faktor mbrojtës kundër diellit. Në këtë mënyrë ju nuk do të keni nevojë të përdorni 2 produkte të veçantë. Në se nuk dëshironi ta realizoni këtë nëpërmjet hidratuesit, të njëjtin efekt mund ta arrini edhe me fondatinë që ka në përmbajtje SPF.

2) Balsami i buzëve mund të përdoret shumë mirë edhe për brrylat dhe thembrat.

3) Tonifikuesit me formula të përshtatshme mund të largojnë mbetjet e make-up nga fytyra dhe, në të njëjtën kohë, t’i japin fytyrës anti-oksidantët e nevojshëm dhe përbërësit që riparojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

4) Në se hidratuesi i fytyrës është i cilësisë së lartë, ai mund të përdoret fare mirë edhe si “krem për lëkurën rreth syve”.

5) Eksfolianti i fytyrës mund të përdoret për brrylat dhe kraharorin duke i bërë këto zona të duken të buta dhe të rinuara.

Mos e fshini make-up-in!

Aplikoni fillimisht një pastrues të tretshëm në ujë në gjithë fytyrën me ndihmën e një sfungjeri kozmetik delikat. Kjo si rregull mjafton për të larguar gjithë make-up-in. Gjithsesi, me produkte për largimin e make-up-it, ju mund të eliminoni sasi të vogla të mbetura. Përveçse fitoni kohë, ju përmirësoni edhe cilësinë e kujdesit për lëkurën tuaj. Tërheqja apo fshirja e lëkurës dëmton fibrat elastike të saj dhe përshpejton efektet e plakjes. Bëni paralelizmin me gratë që mbajnë vathë të rëndë. Në të njëjtën mënyrë siç varet lëkura e veshit të tyre, dëmtohet edhe elasticiteti i lëkurës së fytyrës suaj nga tërheqja.

Përpiquni të bëni gjithmonë atë që është e domosdoshme!

Në varësi nga tipi i lëkurës, ndryshojnë edhe produktet që ju nevojiten për kujdesin e përditshëm. Një produkt i cili mbetet opsional dhe nuk ofron kujdes të pazëvendësueshem është maska e fytyrës. Përveç kësaj, aplikimi i maskës së fytyrës kërkon kohë relativisht të gjatë.

Cilësia e produkteve ka rëndësi përcaktuese!

Harxhoni fillimisht pak kohë për të zbuluar tipin e lëkurës suaj. P.sh. fytyra juaj mund të ketë lëkurë të balancuar, të thatë, të yndyrshme ose të kombinuar. Pranë disa qendrave estetike (përfshi qendrën “Dr APETRI”) ju mund të kryeni një test të kompjuterizuar të lëkurës i cili diagnostikon lëkurën tuaj në parametrat – hidratim, yndyrë, rrudha dhe pH.

Pasi keni përcaktuar tipin e lëkurës, kujdesuni që të përzgjidhni produkte të formuluara mirë të cilët të kenë të gjithë përbërësit e nevojshëm. Në radhë të parë përpiquni të zgjidhni produkte që nuk përmbajnë irritantë.

Kurseni edhe më tepër kohë!

Vizitoni rregullisht faqen tonë të internetit! Në të gjithë seksionet ju do të gjeni këshilla se si të orientoheni në përzgjedhjen e produkteve të kozmetikës për nevoja të ndryshme të lëkurës së fytyrës dhe gjithë trupit.
Mos harroni nevojat bazike të lëkurës suaj!

KISS: keep it simple! Mbajini gjërat sa më të thjeshta! Tre armiqtë më të mëdhenj të lëkurës janë duhani, rrezet ultra vjollcë dhe mjedisi i ndotur. Mos pini duhan dhe mos qëndroni në mjedis me tym duhani. Asnjëherë nuk duhet të harroni kremin e ditës me përmbajtje SPF 15 deri 30  sa herë dilni nga shtëpia. Pastrioni fytyrën me një pastrues të lëngshëm (asnjëherë me sapun ose pastrues të ngurtë) sa herë ekspozoheni ndaj një mjedisi të ndotur.

Përsëri rutina!

Për të përmbledhur produktet që duhen përfshirë në kujdesin rutinë po ju propozojmë të quajturit tridentë. Në këtë mënyrë ju do ta keni më të lehtë të mbani mend produktet e nevojshme. Pastrues – tonifikues – hidratues është tridenti i parë i kujdesit bazë për lëkurën. Kujdesuni që produktet të përzgjidhen në varësi të tipit të lëkurës (normale, e thatë, e yndyrshme, e kombinuar). Kremi me përmbajtje faktor mbrojtës SPF – eksfolianti – balsami i buzëve është tridenti i dytë. Në se keni probleme me aknet kujdesi duhet të përfshijë tridentin lehtësues të akneve: pastrues – eksfoliant me përmbajte BHA – tonifikues për balancimin e lëkurës

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...