Home Këshilla të ndryshme Për prostatën nevojitet teste të reja

Për prostatën nevojitet teste të reja

Si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Europë e zona të tjera të industrializuara, meshkujt kanë 16% probabilitet që t’u diagnostikohet tumor në prostatë në një periudhë të caktuar të jetës, por mundësitë e vdekjes janë vetëm 3%.

Megjithatë, pavarësisht statistikave, falë terapive për kancerin në prostatë mbahet në këmbë një industri e madhe. Në fakt, sfida e vërtetë do të ishte gjetja e rasteve ku tumori është shumë “agresiv” për t’u përhapur.

Megjithatë teknikat diagnostikuese aktuale nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ndodh që për shpëtimin e një jete, një njeri mund të kurohet edhe kot, madje ka gjasa që për këtë arsye gjendja e tij të përkeqësohet.

Testi i ASP-së (Antigjeni Specifik i Prostatës) mat sasinë e antigjenit specifik të prostatës që është në gjak. ASP-ja është një proteinë që prodhohet në gjëndrën e prostatës për të ndihmuar spermën që të kryejë funksionin e saj. Testi, i cili nuk lidhje fare me aftësinë riprodhuese, përdoret vetëm për të verifikuar praninë e ndonjë tumori në prostatë. Problemi është se jo gjithmonë nivelet e larta të ASP-së tregojnë praninë e qelizave tumorale. Nivelet më të larta sesa normalja, mund të shkaktohen edhe nga zmadhimi i gjëndrës (e zakonshme te të moshuarit), infeksioni, inflamacioni, acarimi, barnat për dhembjen e kokës (siç është ibuprofeni) dhe aktiviteti i fundit seksual.

Kush fiton?

Testi ASP-së, tepër i përdorur, është kritikuar prej kohësh për efektet pozitive të rreme që ka, gjë që ka çuar në trajtimin e kotë të tumoreve, të cilët mund të mos kenë qenë të rrezikshëm. Biopsitë e bëra te meshkujt me nivel alarmues ASP-je kanë treguar se mbi dy të tretat nuk kishin gjurmë kanceri në prostatë. Në fakt është zbuluar se një në gjashtë meshkuj me ASP normale kishin qeliza tumorale në gjëndrën e prostatës.

Pasiguria e testit të ASP-së ka detyruar shumë urologë të përdorin edhe një bioshënues në urinën që përqendrohet te një gjen i quajtur “Pca3”. Krahasimi mes shkallës së aktivitetit të gjenit “Pca3” me atë të gjenit ASP duket sikur jep një përgjigje më të saktë. Duke u bazuar te këto përfundime, urologët këshillojnë një biopsi. Megjithatë ndonjëherë edhe kjo e fundit paraqet probleme. Në rastet kur biopsia është pozitive, ka gjasa që pjesa më e madhe e qelizave tumorale të gjetura të lokalizohet dhe të rriten aq ngadalë, saqë simptomat e kancerit të mos shfaqen kurrë, e aq më pak individi të vdesë. Në pjesën më të madhe të rasteve, meshkujt që kanë qeliza tumorale në prostatë dhe nuk i janë nënshtruar asnjëherë terapive, në pleqëri vdesin nga shkaqe të tjera, si për shembull iktusi (damllaja), infarkti, kanceri në mushkëri e kështu me radhë, para se të bien në gjurmët e arsyes së vërtetë. Nga autopsitë e bëra u zbulua se tre në katër të moshuar 85-vjeçarë që kishin tumor në prostatë, vdiqën nga shkaqe të tjera.

Nëse testi i ASP-së dhe biopsitë shfaqin rrezik për shëndetin e njeriut, atëherë terapitë e kota janë edhe më të rënda. Dihet që çdo kurë është e rrezikshme. Pra, me fjalë të tjera edhe testi i ASP-së mund të të bëjë më shumë keq sesa mirë. Për testin e ASP-së nuk ka as prova që t’i japin avantazh meshkujve të cilët kanë një tumor në rritje të shpejtë. Shenja e parë e formës pushtuese të kancerit në prostatë shpesh verifikohet shumë vonë dhe është e pamundur që të kurohet. Deri tani testi ka bërë zbulimin e shumë rasteve, por kjo nuk e ka ulur shkallën e vdekshmërisë.

Madje edhe shkencëtari që e ka zbuluar para dyzet vjetësh ASP-në thekson se kjo analizë nuk duhet të jetë më rutinë, por t’i lihet rasteve të veçanta. Duke u bazuar te puna e tij, Richard Ablin, docent i imunobiologjisë dhe patologjisë në Universitetin e Arizonës, e ka përcaktuar testin si “një katastrofë shëndetësore”. Por pse atëherë vazhdon të përdoret sërish? “Sepse shtëpitë farmaceutike vazhdojnë ta sheshin këtë test dhe ka nga ata që i inkurajojnë meshkujt të bëjnë kontrolle të vazhdueshme”, ka thënë doktor Ablin për “New York Times”.

Para dy vitesh, një grup ekspertësh u shpreh kundër testit të SPA-së për të moshuarit mbi 75 vjeç: duke qenë më të brishtë, të moshuarit rrallëherë kanë efekte pozitive nga ndërhyrjet kirurgjikale dhe terapitë që nuk u zgjasin jetën, gjë që mund t’u shkaktojë mospërmbajtje dhe impotencë. Së fundmi grupi i ekspertëve ka bërë të ditur se për meshkujt nga 50 deri në 69 vjeç, ulja e numrit të vdekjeve shkaktuar nga kanceri në prostatë është e papërfillshme edhe pas dhjetë vjetësh. Me fjalë të tjera, testi i ASP-së nuk të shpëton jetën, madje përgjithësisht rreziqet e trajtimeve të kota bëhen edhe më të mëdha.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...