Për shëndet të mirë konsumoni nëntë shujta brenda ditës

Nuk është se nuk e kemi ditur rregullin se duhet të konsumojmë më shpesh dhe më pak, por tashmë një rregull të tillë e vërtetojnë edhe ekspertët.

Një mënyrë e tillë e të ushqyerit ndihmon ta mbajmë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe atë të energjisë.

Hulumtimi, i cili edhe më tutje nuk ka përfunduar krejtësisht, tregon se duhet konsumuar pak dhe shpesh, madje nëntë herë në ditë. Kjo do të mund të ndihmonte në uljen e shtypjes së gjakut dhe nivelit të kolesterolit, e madje edhe do të ndikojë edhe humbjen në peshë.

“Me shpërndarjen e ushqimit në disa shujta, në vend se ta konsumojmë me tri shujta, metabolizmi është në përparësi”, thotë dr. Suzën Xheb, shefe e departamentit për hulumtime mjekësore rreth ushqimit në Britaninë e Madhe.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë më shumë se 2.000 njerëz nga Britania e Madhe, Japonia, Kina dhe SHBA-ja. Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim kishin konsumuar të njëjtin numër të kalorive. Dallimi ishte se kishin konsumuar më pak ushqim, edhe pse kishin gjashtë shujta brenda ditës.